Sporti

Tuchel nuk merr pushimet, pas Bayernit synon një klub të LaLiga-s

03/08/2024 11:30
nga:Mergim Rreci

Thomas Tuchel nuk ka ndërmend të qëndrojë pushim pasi të mbylle eksperiencën me Bayern Munich në fundin e këtij sezoni. Ëndrra e teknikut gjerman është Barcelona.

Katalanasit kanë nisur sondazhet për zëvendësuesin e Xavi Hernandez dhe në fakt emri i Tuchel është së bashku me De Zerbin në listën e drejtuesve katalanas.

Sipas shtypit gjerman, Tuchel prej kohësh e ëndërron stolin e bluagranave dhe e vlerëson së tepërmi stilin e lojës që ndjekin spanjollët. Vetë presidenti i Barçës, Laporta e vlerëson Tuchel si një prej më të mirëve në qarkullim dhe pritet të takohet me gjermanin për të ballfaquar idetë.

Edhe në rast se Tuchel nuk ulet në stolin e Barcelonës, atëherë opsionet nuk i mungojnë në Premier League aty ku më parë ka drejtuar Chelsea, madje një mundësi është pikërisht rikthimi në stolin e “Bluve të Londrës”.