Sporti

Tuchel: Nuk është mes meje dhe Pep, pasi nuk po luajmë tenis apo shah

09/24/2021 22:15
nga:E K

Chelsea dhe Manchester City do të përballen nesër në kuadër të Premierligës.

Dy nga pretendentët kryesor për titull do të përballen nesër në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 13:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes derbi të së shtunës ka folur trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Tuchel tha se dueli i nesërm nuk do të jetë duel mes tij dhe Pep Guardiolas.

“Jo shumë kohë më parë, kishte shumë zëra që më thanë se nuk di si ta mund Pepin,” tha ai.

“Gjithsesi, nuk është mes meje dhe tij.

“Ne nuk luajmë një ndeshje tenisi ose një ndeshje shahu nesër, ne luajmë me ekipet tona, dhe ekipet dhe klubet konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në një nivel shumë të lartë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/