Sporti

Tuchel nuk e pëlqen formatin e ri të Ligës së Kampionëve

04/26/2021 16:10
nga:L J

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka mbajtur konferencë për shtyp para takimit të nesërm me Real Madridin në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ai është pyetur edhe në lidhje me formatin e ri të prezantuar nga UEFA i cili do të hyjë në fuqi në sezonin 2024/2025, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjermani ka shprehur pakënaqësi, pasiqë formati i ri parasheh një edicion më të ngarkuar me ndeshje në Champions League.

“Nuk jam i sigurt nëse më pëlqen, unë vetëm shikoj më shumë ndeshje dhe me kalendarin që kemi është e vështirë për mua të jem entuziast. Të gjithë trajnerët dhe lojtarët do të kenë të njëjtin mendim. Liga e Kombeve, Kupa e Botës për Klube , ekipet kombëtare … Kjo nuk sjell cilësi por vetëm sasi. Unë nuk jam i kënaqur me Ligën e re të Kampionëve, por unë nuk kam luajtur asnjë rol në këtë”, ka thënë Tuchel.

/GazetaBlic Sport/