Sporti

Tuchel nuk do të largohet nga Bayerni

02/18/2024 23:25
nga:E K

Bayern Munichi ka hyrë në një krizë rezultatesh. Gjiganti gjerman ka regjistruar sonte humbjen e dytë rresht në Bundesligë dhe të tretën duke përfshirë edhe atë ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve.

“Bavarezët” sonte pësuan humbje në udhëtim ndaj Bochumit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të.

Pavarësisht rezultateve dhe raportimeve që po rritet presioni ndaj Thomas Tuchelit, ai nuk pritet që të largohet nga “Allianz Arena”.

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, ka bërë të ditur se 50-vjeçari nuk do të shkarkohet e as nuk do të jep dorëheqje.

“Konfirmohet sërish: Ai do të mbetet patjetër trajner i FC Bayern dhe nuk do të shkarkohet. Tuchel gjithashtu nuk po mendon të japë dorëheqjen. Ai dëshiron të vazhdojë të luftojë!”, shkroi ai.