Sporti

Tuchel nis stërvitjet me Bayern Munich, shkelmon lojtarin që vlen 50 milionë euro

03/28/2023 12:09
nga:Lorik J

Trajneri Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayernit pasi drejtuesit e klubit shkarkuan Julian Nagelsmann.

Tuchel tani po drejton seancat stërvitore të Bayernit gjatë pushimit ndërkombëtar. Në stërvitje është rikthyer edhe Leroy Sane, sulmuesi të cilin Bayern dikur e ka paguar 50 milionë euro. Sane nuk u ftua në ekipin kombëtar dhe nuk u stërvit për një kohë sepse shkoi për të vizituar familjen e tij në Londër. Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet Tuchel duke shkelmuar Sane në prapanicë teksa ai po vraponte gjatë stërvitjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtë sezon, anësori gjerman shënoi 13 gola dhe bëri shtatë asistime, por mediat gjermane e kritikuan për mungesë disipline. Siç shkruan Bild, ai ishte vonë për stërvitje dhe për udhëtim para ndeshjes me Borussia Mönchengladbach, të cilën Bayern e humbi 2:3.

/GazetaBlic Sport