Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, komentoi për barazimin 1-1 kundër Brighton.
Ai thotë se është mjaft i mërzitur me faktin që skuadra e tij nuk arriti të fitoj në këtë duel, pasi kishin raste të shumta për të mbyllur ndeshjen më herët, duke marrë parasysh faktin që Welbeck barazoi në sekondat e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Më vjen shumë keq. Ne dhamë gjithçka, duke pasur mundësi të rëndësishme për të përfunduar një ndeshje që ishte shumë intensive. Edhe për shkak të dy lëndimeve në pjesën e parë, në fund ishim të lodhur”, tha fillimisht Thomas Tuchel.
“Për më tepër, ka pasur një vendim të gabuar të arbitrit, me një rast që mund të na jepte 2-0 dhe ku nuk kishte as një kontroll nga VAR. Goli i Welbeck? Nuk mendoj se Rudiger dhe Chalobah kanë lënë shumë hapësirë”, përfundoi trajneri i Chelseat.
/GazetaBlic Sport


