Sporti

Tuchel me mesazh për tifozët: Nuk hedhim para kot!

08/13/2022 13:02
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Chelsea-t kanë arsye për të qenë të shqetësuar, pasi gjatë verës janë larguar disa nga titullarët e sezonit të kaluar dhe kanë ardhur pak të tjerë që mund të rritin optimizmin.

Megjithatë për të qetësuar fansat londinezë, ka menduar trajneri Thomas Tuchel, i cili në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Tottenhamin, ka deklaruar strategjinë e skuadrës në merkato.

“Do të ishte mirë të kishim edhe një mbrojtës tjetër dhe ndoshta edhe një sulmues, megjithatë nuk jam i shqetësuar dhe nuk duhet të jenë as tifozët. Ne kemi nevojë për futbollistë, por do të blejmë vetëm nëse jemi 100% të bindur që mund të na shërbejnë, pasi nuk duam të gabojmë më në merkato, duke shpenzuar miliona për lojtarë që luajnë pak. Gjithsesi edhe kështu, ekipi është konkurrues dhe këtë mund ta them me siguri unë që punoj çdo ditë me këta djem”, tha trajneri gjerman.