Sporti

Tuchel: Manchester City skuadra më e mirë në Angli

01/14/2022 23:07
nga:E K

Chelsea do të përballet me Manchester Cityn të shtunën dhe nëse humbet është 13 pikë prapa rivalëve të tyre.

Thomas Tuchel vlerësoi kundërshtarët duke thënë se ata janë skuadra më e mirë në Angli, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nëse humbim nesër, a jemi ende në luftë për titullin? Ndoshta kush e di? Dallimi më i madh deri më tani këtë sezon, për të cilin jam i shqetësuar, është se ata përballen më mirë me lëndimet dhe situatën Covid. Mund të jetë fat i keq, mund të jetë sepse ata bëjnë më mirë, por kanë më pak lëndime te lojtarët kryesorë, më pak ditë pushimi, më pak javë pa ta. Ata nuk vuajtën nga Covid si ne për shumë javë. Ky është ndryshimi i madh. Kishim disa barazime në sezon që ishin të panevojshme. Nëse kemi të gjithë skuadrën, mund të krijojmë një atmosferë të caktuar për të gjithë që i bën ata të luajnë deri në kufi. Duhet të jesh në avantazh dhe në nivelin më të lartë nëse dëshiron të konkurrosh me Manchester Cityn. Ata janë skuadra më e mirë në Angli për momentin. Kjo është diçka që duhet ta pranojmë”, deklaroi gjermani.

/GazetaBlic Sport/