Sporti

Tuchel: Lukaku duhet të ketë durim

12/05/2021 21:47
nga:E K

Romelu Lukaku e ka nisur sërish në pankinë ndaj West Hamit.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e di se sulmuesi belg nuk është i kënaqur me situatën, por paralajmëron se lojtari duhet të jetë i durueshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

“E di që Lukaku dëshiron të luajë dhe ai është i padurueshëm sepse kjo është natyra e tij, por ka një ndryshim midis të qenit gati për një lojë dhe gatishmërisë për stërvitje. Ka një ndryshim të madh në atë që do të thotë të jesh gati për të luajtur në Premier. Ai duhet të jetë i durueshëm, por kjo nuk është në natyrën e tij”, pranoi trajneri në një konferencë për shtyp.

Që kur është kthyer nga dëmtimet e kyçit të këmbës, lojtari nuk ka startuar në asnjë nga tre ndeshjet që ka luajtur.

/GazetaBlic Sport/