Sporti

Tuchel lavdëron senzacionin anglez, Gallagher: “Jam i lumtur që është lojtari ynë”

02/19/2022 10:29
nga:E K

Mesfushori anglez, Conor Gallagher është një nga befasitë më të mëdha në Premierligë këtë sezon.

Mesfushori i Chelseat i cili është i huazuar te Crystal Palace ka shkëlqyer në fanellën e këtyre të fundit duke shënuar 7 gola dhe asistuar 3 të tjerë, shkruan GazetaBlic Sport.

Për formën e tij fantastike ka folur edhe trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel i cili u shpreh i lumtur që anglezi është lojtar i klubit londinez.

“Ne nuk do të vendosim jo. Ai duhet të përfundojë sezonin me Crystal Palace në mënyrën më të mirë të mundshme.Ne do të shohim se çfarë dëshiron ai, çfarë duam ne dhe më pas do të vendosim. Jam i lumtur që ai është lojtari ynë”, tha Tuchel.

/GazetaBlic Sport/