Sporti

Tuchel kritikon Havertz dhe Werner: Nuk ishin në nivelin më të mirë

04/28/2022 23:47
nga:E K

Manchester United ka luajtur baras sot me Chelsean.

Djajtë e Kuq nuk arritën më shumë se një pikë në barazimin në Old Trafford me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Alonso shënoi për epërsinë e Chelseat në minutën e 60’të, por vetëm 2 minuta më pas Ronaldo barazoi shifrat.

Pas ndeshjes, Tuchel foli për dy sulmuesit gjermanë të ekipit, Havertz dhe Werner për të cilët tha se nuk luajtën mirë në këtë ndeshje.

“Të dy nuk arritën të performojnë në mënyrën më të mirë në këtë duel”, tha Tuchel pas ndeshjes për gjermanët, Havertz dhe Werner.

/GazetaBlic Sport/