Sporti

Tuchel kërkon transferimin e Militaos

02/02/2022 10:02
nga:Mergim Rreci

Eder Militão ka qenë në qendër të vëmendjes këtë sezon në mbrojtjen e Real Madridit.

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka kërkuar nga drejtuesit që ta transferojnë atë në merkaton e verës, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas AS , Tuchel e konsideron vendimtar forcimin e boshtit të mbrojtjes, ka analizuar tregun dhe ka vendosur Militãon në krye të opsioneve të tij.

Mbrojtësi brazilian ka qenë në qendër të vëmendjes së bashku me Alaba-n dhe nuk është e lehtë për Chelsean që të mund të “peshkojë” atë .

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2025.

/GazetaBlic Sport/