Sporti

Tuchel kërkon të ndalet futbolli, kërcënon me mosparaqitje të Chelsea në Kupën Carabao

12/19/2021 23:50
nga:E K

Thomas Tuchel ka bërë thirrje që futbolli të ndalet për pak kohë.

Skuadra e Chelsea është në mesin e skuadrave të goditura nga Covid-19 dhe kishin kërkuar që ndeshja e tyre ndaj Wolves të mos zhvillohej.

Kërkesa e tyre nuk u mor parasysh dhe Chelsea luajti baras pa gola sot. Tuchel ka thirrur të ndalet futbolli dhe ka kërcënuar me mosparaqitje në Kupën Carabao.

“Shpresoj që do të ndalet, por është më shumë shpresë. Nuk kemi çfarë bëjmë më shumë. Nëse dalim me teste të tjera pozitive, do të flas me njerëzit e Premier League”, ka thënë Tuchel.

“A duhet të mos paraqitemi ndaj Brentford? Të mos stërvitemi më? Çfarë duhet të bëjmë? Nuk më intereson për ndeshjet e radhës, më intereson për testimet e radhës. Ne mendojmë ndryshe, Premier League ndryshe. Jemi pajtuar për të mos u pajtuar”, ishin fjalët e trajnerit të Chelsea.

Disa ndeshje janë shtyrë dje në Premier League por jo edhe ndeshja e sotme mes Chelsea dhe Wolves.