Sporti

Tuchel: Këmba e Kovacic ishte aq e enjtur sa nuk e di si e futi në këpucë

05/15/2022 11:04
nga:E K

Chelsea dështoi të fitoi ndonjë trofe këtë sezon duke u mposhtur dje nga Liverpool në finalen e FA Cup.

Klubi londinez, për të cilin Mateo Kovacic luajti 66 minuta, humbi nga Liverpool 6:5 pas penalltive, përcjell GazetaBlic Sport.

Menaxheri i Chelseat ka komentuar humbjen e skuadrës së tij, duke vlerësuar mesfushorin kroat dhe duke treguar vështirësitë që ka pasur në lojë.

“Ne u munduam. Na munguan katër lojtarë dhe N’Golo Kante bëri vetëm një seancë stërvitore para ndeshjes me 50 për qind intensitet. Mateo Kovaçiç luajti një lojë me kyçin e këmbës që as nuk e dija se ai mund ta fuste në një këpucë futbolli.

Kovacic pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në një ndeshje të ligës kundër Leeds.

/GazetaBlic Sport.