Liverpool mposhti dje Chelsean në finalen e FA Cup.
The Reds triumfuan në penallti ndaj Chelseat me rezultat 6-5, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel u prononcua për media.
“Ashtu si në finalen e fundit, në Carabao Cup, nuk është keqardhje. I thashë ekipit se jam krenar.
Jemi shumë të zhgënjyer sigurisht, jemi të trishtuar por në të njëjtën kohë krenarë”, tha Tuchel.
“Isha i sigurt se do të fitonim sot. Isha i sigurt edhe më parë dhe gjatë ndeshjes se momenti ishte në anën tonë. Isha i sigurt deri në minutën e fundit, por fatkeqësisht nuk kisha të drejtë”, përfundoi ai.


