Sporti

Tuchel i lumtur me kalimin në gjysmëfinale

04/13/2021 23:22
nga:Lorik J

Chelsea ka eliminuar Porton duke kaluar në gjysmëfinale të Champions League falë fitorës në ndeshje e parë me rezultat 0-2.

Chelsea u mposht sot në shtëpi nga Porto me rezultat 0-1, për Porton shënoi Mehdi Taremi në minutën e fundit të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media ka folur trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel i cili ka lavdëruar Porton për paraqitjen e tyre.

Ne duhet të luanim në mbrojte por edhe në sulm. Normalisht Porto është një ekip që mund t’i bëjë skuadrat e tjera të vuajnë. Kjo i ndodhi Man City në fazat e grupeve dhe Juventus. Ju duhet të pranoni që gjërat do të jenë të vështira”, tha Tuchel

Një pjesë e punës është që të mos lejojmë që ekipi tjetër të performojë në mënyrën më të mirë dhe ne e bëmë këtë sot. Deri në goditjen me fat në minutën e fundit kur pranuam gol ne e arritëm qëllimin . Ne humbëm disa kundërsulme dhe kjo mund të na kushtonte” , përfundoi Tuchel

Chelsea do të përballet me fituesin e ndeshjes Liverpool – Real Madrid në gjysmëfinale të Champions League.

/GazetaBlic Sport.