Sporti

Tuchel, Guardiola dhe Mancini në garë për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga UEFA

08/19/2021 18:27
nga:E K

UEFA ka zbuluar emrat e kandidatëve për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit.

Trajnerët e nominuar për këtë çmim nga UEFA janë: Tuchel, Guardiola dhe Mancini përcjell GazetaBlic Sport.

Të tre trajnerët kanë pasur suksese të mëdha në punët e tyre.

Guardiola ka arritur të fitojë Premierligën dhe Superkupën e Anglisë me Manchester Cityn, kurse homologu i tij nga liga angleze, Thomas Tuchel ka fituar Ligën e

Kampionëve pikërisht ndaj Cityt në finale dhe Superkupën e Evropës ndaj Villarrealit.

Mancini në anën tjetër arriti të triumfojë në Kampionatin Evropian “Euro 2020” me kombëtaren e Italisë.

/GazetaBlic Sport/