Sporti

Tuchel foli për herë të parë pas shkarkimit: Kjo është një nga deklaratat më të vështira që kam bërë ndonjëherë

09/12/2022 08:47
nga:L J

Chelsea shkarkoi Thomas Tuchel javën e kaluar, një ditë pas humbjes 1:0 ndaj Dinamo Zagreb në Maksimir në xhiron e parë të Grupit E të Ligës së Kampionëve.

Jo shumë kohë më vonë, trajneri i Brighton, Graham Potter, mbërriti në stolin e Bluve dhe pas gjithçkaje foli për herë të parë edhe Tuchel. Trajneri gjerman ka shkruar një mesazh lamtumire në rrjetet sociale.

“Kjo është një nga deklaratat më të vështira që më është dashur të shkruaj ndonjëherë dhe një deklaratë që shpresoja se nuk do të më duhej ta shkruaja për shumë vite në vijim. Jam i shkatërruar që koha ime në stolin e Chelseat ka marrë fund. Jam ndjerë si në shtëpinë time, si profesionalisht ashtu edhe personalisht”.

“Shumë faleminderit për të gjithë stafin, lojtarët dhe tifozët që më bënë të ndihem si në shtëpinë time që nga fillimi. Krenaria dhe kënaqësia që ndjeva duke ndihmuar ekipin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube do të qëndrojë me mua përgjithmonë. Jam krenar që kanë qenë pjesë e historisë së klubit dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, ka shkruar ai.

/GazetaBlic Sport