Chelsea u kualifikua në katër të fundit të Ligës së Kampionëve të martën duke eliminuar Porton.
Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat, tani shpreson të luajë me Real Madridin e Zinedine Zidane për një vend në finale, përcjell GazetaBlic Sport.
“Arritja në gjysmëfinale është një sukses i madh”, thotë Tuchel.
“Është një hap i madh të jesh në këtë fazë të kompeticion. Ne dëshirojmë të shkojmë në finale.”
“Në përgjithësi, nuk më pëlqen të luaj kundër ekipeve të kampionatit tim në Ligën e Kampionëve, sepse kjo jep më pak ndjesinë e një gare evropiane”, vazhdoi trajneri gjerman.
“Gjithçka është e mundur. Liverpool është shumë i fortë në shtëpi. Ne do të përballemi kundërshtarin që do të na bie. Është një situatë e mirë për ne”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport