Ndonëse nuk shkëlqeu, kombëtarja e Anglisë e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel arriti të marrë fitoren e dytë radhazi në kualifikueset Botërore.
Fillimisht një fitore 2-0 ndaj Shqipërisë dhe më pas një sukses 3-0 ndaj Letonisë. Duket se Anglia luajti aq mirë sa duhej.
Nga ana tjetër, Tuchel bëri diçka që nuk ka ndodhur në kombëtaren e Anglisë për më shumë se 30 vjet.
Përkatësisht, ai në ndeshjen kundër Letonisë nuk futi asnjë lojtar të Liverpool-it, Manchester United-it apo Manchester City-t në formacion.
/GazetaBlic Sport


