Sporti

Tuchel: Askush nuk e do numrin 9, të gjithë mendojnë se është “i mallkuar”

08/06/2022 09:38
nga:E K

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se sulmuesit e klubit londinez janë supersticioz dhe nuk duan ta marrin fanellën me numrin nëntë sepse besojnë se është e ‘mallkuar’, shkruan The Telegraph.

I fundit që e shijoi ‘këtë mallkim’ ishte Lukaku i cili sezonin e kaluar dështoi të ketë suksesin e pritur nga fansat pas rikthimit të tij të bujshëm nga Inter, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat angleze raportojnë se Lukaku iu bashkua lojtarëve si Fernando Torres, Alvaro Morata, Hernan Crespo, Gonzalo Higuain dhe Radamel Falcao, sulmues me emra të mëdhenj që dështuan me numrin 9’të te Chelsea.

“Është i mallkuar, njerëzit më thonë se është i mallkuar”, deklaroi Tuchel.

Edhe pse Chelsea është në kërkim të një sulmuesi dhe përmendet Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona, Tuchel theksoi se numri nëntë nuk është i disponueshëm “për arsye taktike”, pra për t’u marrë nga një sulmues i ri. “Nuk kishte shumë interes për numrin nëntë. Askush nuk dëshiron ta prekë atë. Të gjithë ata që kanë qenë në klub më gjatë se unë thonë: “Ah, e dini, ai kishte një nëntë dhe nuk shënoi,” tha ekspert gjerman.

The Telegraph na kujton se Didier Drogba dhe Diego Costa, të cilët kanë veshur numrat 11 dhe 19 dhe kanë pasur sezone të mira në Londër. Nga ana tjetër, Tammy Abraham shënoi 21 gola dy vite më parë me numrin nëntë në shpinë, por verën e kaluar u shit te Roma.

“Edhe unë jam supersticioz, e kuptoj pse lojtarët nuk e marrin atë numër”, shtoi Tuchel, duke folur për Raheem Sterling që erdhi nga Manchester City:

“Raheem do të na ndihmojë shumë, duhet të kemi më shumë lojtarë në zonën e rreptësisë. .”

Chelsea do të vizitojë sot Evertonin në kuadër të xhiros së parë të Premierligës.