Sporti

Tuchel ankohet pas humbjes: Është gjithmonë e njëjta histori për ne, nuk shënojmë – pastaj pësojmë

09/06/2022 21:03
nga:L J

Skuadra kroate, Dinamo Zagreb ka fituar ndaj Chelseat.

Dinamo Zagreb ka mposhtur Chelsean me rezultatin minimal 1:0, me golin e Orsic, për të fituar tre pikë të mëdha në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Tuchel u shpreh shumë i pakënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij në ndeshjen e sotme.

“Është performancë e dobët nga ne. E njëjta histori si gjithmonë. Një fillim i mirë, pastaj ne nuk i përfundojmë rastet tona dhe pësojmë”, tha fillimisht ai për mediat angleze.

“Pësojmë gol nga një kundërsulm i cili është shumë i lehtë. Pas golit, ne vuajmë. Momentalisht po na mungon gjithçka”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport