Lajme

Tubimi përmbyllës i Forumit të Gruas në LDK, Bejta: Festuam arritjet tona dhe u përgatitëm për sfidën e radhës pas 9 shkurtit

02/06/2025 12:15
nga:N K

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta thotë se mbrëmë në tubimin përmbyllës të Forumit të Gruas e kësaj partie, festuam arritjet dhe u përgatitëm për sfidën e radhës pas 9 shkurtit—për ta sjellë ndryshimin që Kosova e meriton.

Bejta shton se për LDK-në, barazia gjinore nuk është thjesht një formalitet, por një përpjekje e përditshme për emancipim dhe vetëdijësim mbi rëndësinë e saj në shoqëri, shkruan GazetaBlic.

“Gratë në LDK janë zë i fuqishëm, me rol të barabartë në hartimin e politikave dhe përcaktimin e prioriteteve. Historia jonë tregon se shqiptarët kanë qenë më të fortë dhe më të suksesshëm kur gratë dhe burrat kanë ecur krah për krah”, shkroi Bejta në Facebook.

Postimi i plotë: