Lajme

Tubimi i AAK-së, Lahi Brahimaj: Ejani të ju tregojmë se ata që e dënuan Gjakovën për katër vite, nuk kanë vend më

01/13/2025 11:38
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), me numër 90, Lahi Brahimaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e tyre që do të mbahet sot në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, raporton GazetaBlic.

Brahimaj kërkoi nga qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre, të ju tregojnë gjithë atyre që e dënuan Gjakovën për katër vite, se nuk kanë më vend aty.

“Falendërim të veçantë për pjesëmarrjen masopvike në tubimin hapës dje në Prishtinë, njëkohësisht duam të ju ftojmë që të merrni pjesë në mënyrën sa më masovike në tubimin që do të mbahet sot në sallën “Shani Nushi” në ora 17:30. Ejani të ju tregojmë se ata që e dënuan Gjakovën për katër vite, nuk kanë më vend në Gjakovë”, thuhet në postimin e tij.