Lajme

Tubimi elektoral, shqiptarët mblidhen në Shkup për Ali Ahmetin

04/21/2024 22:59
nga:G B

Pas Vrapçishtit dhe takimit me banorët e malësisë së Tetovës, Fronti Evropian, tubimin qëndror sonte e ka mbajtur në Shkup në Sheshin ”Maqedonia”.

Sipas pamjeve, mijëra shqiptarë i janë bashkuar sonte tubimit në Shkup në mbështetje të Ali Ahmetit, raportojnë mediat maqedonase.

Gjatë ditës kandidatët për deputet dhe bartësit e listave nga zonat përkatëse kanë vazhduar takimet me qytetarët nëpër njësitë zgjedhore në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare.