Lajme

Tubimet në fushatë elektorale: Ky është numri i personave të lejuar

09/12/2021 17:24
nga:Gazeta Blic

Me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës është përcajtuar saktësisht numri i personave të lejuar në grumbullime të ndryshme, raporton Gazeta Blic.

Edhe pse nuk precizohet saktësisht çështja e fushatës elektorale, qeveria ke vendosur për numrin e të grumbulluarve.

Sipas vendimit të Qeverisë, në ambiente të mbyllura lejohen deri në 20 persona, derisa në ambiente të hapura deri në 50 persona.

“Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në njëzet (20) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime). Organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave”, thuhet në njoftim.

Derisa në ambiente të hapura lejohen deri në 50 persona.

“Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.”, thuhet në vendimin e Qeverisë.