Lajme

Tubime në Gjakovë e Malishevë, Enver Hoxhaj: Besim, përkrahje dhe vendosmëri për fitoren e PDK-së!

1 muaj më parë
nga:Sh R

Tubime madhështore në Gjakovë e Malishevë, Enver Hoxhaj: Besim, përkrahje dhe vendosmëri për fitoren e PDK-së!

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Gjakovë e Malishevë.

Në një tubim madhështor, siç e përshkruajti kandidati për deputet i kësaj partie, Enver Hoxhaj, atmosfera ishte e jashtëzakonshme, ndërsa qytetarët shprehën besimin e tyre për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Gjakova tregoi edhe një herë fuqinë e saj! Një tubim madhështor, një atmosferë e jashtëzakonshme dhe një mbështetje e palëkundur! Faleminderit Gjakovë për besimin dhe për energjinë që po e kthejmë në fitore! PDK po fiton!”, shkroi Hoxhaj në rrjetet sociale pas takimit.

Pas Gjakovës, edhe Malisheva dëshmoi përkrahjen e madhe për PDK-në.

“Malisheva sot foli qartë: Besim, përkrahje dhe vendosmëri për fitoren e PDK-së!”, theksoi Hoxhaj në një postim në Facebook.

Me këto dy tubime të fuqishme, fushata e PDK-së po merr hov të ri, duke dëshmuar se mbështetja qytetare është e fortë dhe e vendosur në shumë komuna të Kosovës.