Zgjedhjet Lokale

Tubim i madh i LDK-së në Rakosh të Istogut

11/09/2021 22:40
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut që vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, bashkë me veprimtarë të tjerë të partisë, mbajtën sonte një takim me banorët e fshatit Rakosh të cilët ishin të shumtë për nga numri.

Ferati, si në çdo takim tjetër, edhe sonte shpalosi para banorëve të asaj ane programin e tij për qeverisjen e Istogut në 4 vitet e ardhshme. Ai deklaroi që fshati i Rakoshit do të jetë prioritet i tij dhe që banorëve të atij fshati do i sigurojë mirëqenie të plotë.

Nuk mungoi as falenderimi i përzemërt i Ilir Feratit për banorët e fshatit Rakosh për gjithë përkrahjen që po ia japin çdo ditë ndërkaq në fjalën e tij vuri theksin e veçantë tek pika e qeverisjes së tij bashkë me qytetarin e Istogut e cila ka filluar qysh në fillim kur ai e ka marr përsipër këtë përgjegjësi e do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, siç deklaron ai, deri në përjetësi.