Sporti

Zyrtare: Nesër përfundon epoka e artë e Roger Federer në tenis, luan së bashku me Rafa Nadal

09/22/2022 13:43
nga:Mergim Rreci

Tashmë e konfirmuar, Roger Federer do të luajë nesër në ‘Laver Cup’.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e jashtëzakonshme të tenistit zviceran, atje ku arriti të shkruajë histori në këtë sport, shkruan GazetaBlic Sport.

Do të jetë fantastike ta shohim atë së bashku me Rafa Nadal të cilët do të përballen me dyshen Sock – Tiafoe.

Kujtojmë që Roger Federer ishte frymëzim dhe shembull për gjeneratat e reja në tenis, duke zhvilluar paraqitje të paimagjinuara më parë, me mjeshtëri e elegancë.