Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, ka folur për humbjen e skuadrës së tij këtë të mërkurë, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Villarrealit (0-1).
Ai tha se merituan një humbje të tillë dhe se ishin me fat tek gabimi i Neuer, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte një humbje e merituar, nuk bëmë mirë. Në pjesën e parë kishim pak forcë, nuk krijuam raste dhe humbëm kontrollin. Në gabimin e Manuel Neuer ishim me fat”, tha ai duke folur për DAZN.
/GazetaBlic Sport/


