Lajme

Edhe Izmir Zeqiri hyn në komunën e Zubin Potokut, pas asistimit të policisë së Kosovës

05/26/2023 15:32
nga:N M

Pas atij të Komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës ka aritur që të futet edhe në objektin e Komunës së Zubin Potokut.

Njëjtë siç ndodhi në Komunën e Zveçanit, Policia e Kosovës u detyrua të përdorë gaz lotsjellës e shok bomba për të shpartalluar turmën e serbëve të cilët ishin mbledhur përpara ndërtesës së Komunës së Zubin Potokut.

Pasi qytetarët e shumtë serbë u shpërndan kryetari i sapozgjedhur i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është parë duke u futur në ndërtesën e Komunës.

Kryetari i Zveçanit: Jam brenda në zyrën time