Lajme

Hapet fondi për donacione pas vërshimeve në Skenderaj, ja ku mund të kontribuoni

01/23/2023 14:42
nga:N M

Reshjet e dëndura të shiut kanë bërë që Skenderaji të jetë një nga komunat më të dëmtuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, dje vlerësoi se dëmi material nga këto reshje është rreth 10 milionë euro.

Ai sot ka publikaur të dhënat e fondit emergjent, duke kërkuar ndihmë nga të gjithë për të grumbulluar të holla që do të vihen në dispozicion të komunës, për kompensim të dëmeve materiale.

Thirrja:

“Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,

Të dashur përfaqësues të biznesve,

Të dashur bamirës,

Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirsve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale” ka njoftuar Nura.

 

Detajet me të dhënat janë të bashkëngjitura në dokumentin e mëposhtëm: