Sporti

Premier League thyen rekordet, shpenzon më shumë se katër ligat e tjera së bashku

08/18/2026 09:56
nga:Mergim Rreci

Premier League vazhdon të dominojë tregun evropian të transferimeve.

Klubet angleze kanë shpenzuar deri tani rreth 2.14 miliardë paund në merkaton e verës, duke kaluar investimet e kombinuara të Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1.

Në kampionatet e tjera, Serie A ka shpenzuar 780 milionë paund, La Liga 515 milionë, Bundesliga 505 milionë dhe Ligue 1 rreth 412 milionë paund.

Chelsea kryeson listën e shpenzuesve me 348 milionë paund, i ndjekur nga Tottenham me 228 milionë, ndërsa Arsenal dhe Manchester City kanë investuar nga 151 milionë paund.

Klubet angleze dominojnë edhe në shitjet e lojtarëve, duke gjeneruar rreth 1.28 miliardë paund nga transferimet dalëse. Për krahasim, Serie A ka arkëtuar 320 milionë dhe La Liga 185 milionë paund.

Me dy javë ende të mbetura nga merkatoja, shpenzimet e Premier League pritet të rriten edhe më tej.

/GazetaBlic Sport/