Situata e mbrojtësit të Barcelonës, Alejandro Balde, ka ndryshuar ndjeshëm në muajt e fundit.
Fillimisht, Barcelona planifikonte rinovimin e tij dhe ta shihte si pjesë kyçe të projektit afatgjatë, por ardhja e João Cancelo ka ndikuar në minutazhin dhe rolin e tij në ekip.
Sipas raportimeve, klubi katalanas nuk e përjashton më mundësinë e shitjes së Baldes nëse vjen një ofertë e kënaqshme, ndërsa disa klube të Premier League po e monitorojnë situatën.
Megjithatë, vetë lojtari mbetet i fokusuar te qëndrimi në Camp Nou dhe dëshiron të luftojë për vendin e tij në formacion.
Barcelona në anën tjetër po shqyrton opsione të tjera për krahun e majtë të mbrojtjes për të ardhmen.
/GazetaBlic Sport/


