Sergio Aguero ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli.
Ai u largua pasi që iu shfaqen disa probleme në zemër, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tha se këtë vendim e mori pas këshillave nga stafi mjekësor.
“Shëndeti im është i pari. Stafi mjekësor më ka thënë se është më mirë të ndaloj së luajturi dhe kështu tani po largohem nga Barcelona dhe do të tërhiqem nga futbolli profesionist”.



