Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Ulpiana – Prishtina.
Rezultati pas 45 minutave është në anën e skuadrës nga kryeqyteti, shkruan GazetaBlic Sport.
Leotrim Kryeziu shënoi golin e vetëm në minutën e 34-të, gol ky që vendosi rezultatin 0 me 1.
Ulpiana u mundua që disa herë ta rrezikoi portën e Prishtinës, por nuk arriti të bëjë diçka më shumë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


