Sporti

Muaji qershor do të jetë shumë i ngarkuar për Kosovën, 4 sfida brenda 10 ditëve në Ligën e Kombeve

03/30/2022 16:41
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës i zhvilloi dy ndeshje miqësore në muajin mars.

“Dardanët” triumfuan ndaj Burkina Fasos, kurse barazuan me Zvicrën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishin këto dy testet e para për trajnerin e ri, Alain Giresse, por tashmë ndeshjet e radhës janë të një rëndësie tjetër.

Liga e Kombeve do të jetë aventura e radhës për “Dardanët”.

Me 2 qershor Kosova në udhëtim do të përballet me Qipron, ndërsa 3 ditë më pas, me 5 qershor do ta presë në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Greqisë.

Më pas, me 9 qershor do përballet me Irlanden Veriore, po ashtu në shtëpi, ndërsa me 12 qershor do të udhëtojë për tu përballur me Greqinë.

/GazetaBlic Sport/