Sporti

Tifozët e Juventus të irrituar me Cristiano Ronaldon, kërkojnë që të mbetet në stol

04/25/2021 20:31
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe tifozët e Juventusit janë të zemëruar pasi ai humbi një gol të pastër kundër Fiorentina.

Asi portugez shënoi golin e tij të fundit në Serie A më 7 prill kundër Napolit. Ai më pas nuk arriti të gjente rrjetën në tre ndeshjet në vijim, shkruan GazetaBlic.

36-vjeçari u largua nga fusha me tifozët e Juventusit të irrituar pasi humbi një gol të pastër në barazimin e Zonjës së Vjetër 1-1 ndaj Fiorentinas.

Ata madje kërkuan që ai të mbetet në bakën rezervë.

“Bianconerët” qëndrojnë të katërt në Serie A, tre pikë larg Napolit.

Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon me 32 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat, por shumica e tifozëve duket se janë të bezdisur me paraqitjet e tij të vonë.

/GazetaBlic/