Policia e Kosovës ka konfirmuar se sonte ka ndodhur një therje me thikë, si shkak i përplasjes mes dy personave.
Kështu ka thënë për GazetaBlic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinës ku theksoi se, të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
I dyshuari në arrati.
E plotë:
Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona
Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.


