La Liga ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës, do të zhvillohet në Miami.
“Mund të themi se një ndeshje zyrtare e La Ligas, Villarreal-Barcelona, do të luhet në Miami të shtunën, më 20 dhjetor”, tha presidenti Tebas gjatë Samitit të Sportit USA 2025 në Miami .
” Në vend që të luhej në stadiumin Estadio de la Cerámica të Villarrealit, do të luhet në stadiumin Hard Rock “, konfirmoi Tebas.
Pasi UEFA dha dritën jeshile, ishte vetëm çështje kohe para se LaLiga të caktonte përfundimisht një datë dhe stadium për ndeshjen.
/GazetaBlic Sport/


