Sporti

Ibrahimovic flet për rikthimin e tij tek Milani: Askush nuk vrapoi në stërvitje, Leao nuk i kushtonte vëmendje

12/02/2021 10:57
nga:Mergim Rreci

Zlatan Ibrahimovic, 40 vjeç,  në një intervistë me Corriere della Sera, tregoi se si ai bëri presion në stërvitje tek Leao dhe më pas ai mori nivelin e duhur.

Sulmuesi suedez tha se ishte vetëm Leao ai që nuk po bindej tek një punë më e madhe, por më pas arriti në nivelin e duhur falë rritjes së përkushtimi, përcjell GazetaBlic Sport.

“! U përballa një me një përballë të tjerëve. Në stërvitje ju duhet të punoni shumë. Të gjithë e kuptuan, përveç një… Në fillim Leão nuk i kushtoi vëmendje, por më pas u përmirësua shumë”, tha Ibrahimovic.

/GazetaBlic Sport/