Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, foli për ndeshjen e ardhshme kundër Benfikës së Jose Mourinhos në raundin e fundit të Ligës së Kampionëve.
Ndër të tjera, ai foli gjithashtu për lëvdatat nga Jose Mourinho: “Nuk më kanë munguar, as tani dhe as si lojtar. Ndihem shumë krenar ta dëgjoj këtë. Jam i emocionuar dhe i lumtur sepse ai ishte shumë më tepër sesa një trajner. Ai ishte shumë i rëndësishëm dhe tani e konsideroj një mik të shkëlqyer. Nga këtu e falënderoj.”
“Suksesi im do të jetë të jem vetvetja dhe kjo është pjesë e ndikimit të Joses. Jam përpjekur të mësoj shumë prej tij. E di sa konkurrues është dhe sa i rëndësishëm do të jetë nesër. Mbajmë kontakt. E di kush është Mourinho. Mundohem ta shqetësoj sa më pak të jetë e mundur. Ai është një nga ata miq me të cilët mund të mos flasësh për një kohë të gjatë, por nëse e telefonoj në orën 3 të mëngjesit, ai do të më përgjigjet”, deklaroi Arbeloa.
/GazetaBlic Sport/

