Sporti

Shorti sjell përballje fantastike në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

03/04/2025 13:04
nga:Mergim Rreci

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hidhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Tërheqja e këtij shorti rezultoi me dy përballje shumë interesante, transmeton GazetaBlic Sport.

Prishtina do të përballet me skuadrën e Dritës, kurse Llapi dhe Drenica do të përballen në ndeshjen tjetër.

Në edicionin e kaluar, këtë trofe e fitoi skuadra e Ballkanit.

/GazetaBlic Sport/