Prishja e marrëdhënies së tij me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic është arsyeja kryesore që Hansi Flick po largohet nga Bayern Munchen.
Trajneri konfirmoi të shtunën se ai dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezonit pasi ai duket se do të marrë detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar pas Euro 2020, përcjell GazetaBlic.
Por arsyeja kryesore që ai është kaq i etur të largohet është për shkak të një partneriteti të vështirë me drejtorin në fjalë i cili ka hequr kënaqësinë e plotë të punës si trajneri i Bayernit për Flick, raporton Sport1.
Ata ishin përplasur në lidhje me transferimet e fundit, largimin e Thiago Alcantaras si dhe në lidhje me deklaratën e Salihamidzic për Boateng para ndeshjes me PSG.
/GazetaBlic/


