Lajme

“Tschüss, stikerave në targa”, Rohde mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë

01/05/2024 14:36
nga:Sh R

Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Këtë vendim e ka mirëpritur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke shkruar në platformën X.

“Tschüss, ngjitëse në targa! Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e “regjimit të ngjitësve”, duke e bërë më të lehtë udhëtimin mes dy fqinjëve”, shkruan Rohde.

“Tani e tutje, të vetmet stikera që duhen përdorur janë ato për në Euro2024 në albumet ngjitëse!”.

Përndryshe, ky vendim i Qeverisë së Kosovës vjen pasi Serbia fillimisht vendosi t’i lejojë veturat me targat RKS të lëvizin lirshëm nga fillimi i këtij viti.