Lajme

Trusti në Kuvend nga nënshkrimet e qytetarëve, Balje optimiste: Nesër do të kalojë

01/18/2023 13:37
nga:Genita C

Deputetja nga radhët e komunitetve, Duda Balje thotë se nesër do të votoj për tërheqjen e parave nga Trusti, raporton GazetaBlic.

“Dua të mendoj pozitivisht dhe po dua të mendoj se do të kalojë. Unë i kam dhënë përkrahje edhe në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, përkrahje do të jap edhe nesër”, tha Balje.

Balje shtoi për GazetaBlic se çështja e Trustit tani është më ndryshe se herën e kaluar, pasi siç e cek Trusti shkon në Kuvend nga nënshkrimet e qytetarëve.

Balje shtoi se qytetarët e kanë vërtetuar se kanë nevojë për ato mjete dhe sipas saj duhet të përkrahet.

“Mendoj se këtë herë Trusti ka ardhë në Kuvend në mënyra pak më ndryshe se herën e parë, kemi Trustin me nënshkrime të qytetarëve të cilët ata kanë vërtetu se kanë nevojë për ato mjete”, tha Balje për GazetaBlic.

Berisha i PDK-së: Trustin s’po e pengon Muja, ai është eksponenti më i dobët dhe më i shëmtuar i Qeverisë Kurti