Lajme

Trusti/ Iniciuesi vjen me thirrjen e fundit për votim: Flisni me deputetët e VV-së

01/16/2023 16:23
nga:N M

Të enjten e ardhshme në Kuvendin e Kosovës do të trajtohet nëse do të kaloj apo jo tërheqja e shumës 30 për qind për qytetarët e Kosovës nga Trusti, raporton Gazeta Blic.

Iniciuesi i kësaj nisme Adnan Jashari ka dal me thirrjen e fundit e që ka të bëjë me deputetet e shumicës, këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të dashur qytetarë, anëtarë të grupit, ju lus që të bisedoni me deputetët e VV-se, nëse i keni miq apo të afërm në jetën e përditshme e keni më lehtë të bisedoni, por edhe nëse ju njohin vetëm si votues të VV-së mos ngurroni të ju shkruani, ata kanë përgjegjësi ndaj jush përmes votës tuaj”, ka thënë ai.

Sipas Jasharit VV duhet të votojë pro, e nëse kanë presion nga partia që të votojnë kundër, mos të marrin pjesë në votim, por vetëm ta bëjnë kuorumin që është 61 deputetë në votim, pastaj kalon projektligji me 31 vota pro.

Deputetja Statovci: Qëndrimin për Trustin e marrim bazuar në argumentet e BQK-së dhe Fondit Pensional