Policia e Kosovës ka arrestuar Ismet Zukaj, i dyshuar si autor i plagosjes së tre personave me armë zjarri në një lokal në Deçan, pas mesnatës së së martës.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 00:15 të datës 13.01.2026 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta neutralizojë dhe arrestojë të dyshuarin.
Brenda lokalit janë gjetur të shtrirë tre persona të plagosur nga arma e zjarrit, të identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millsheviq.



