Lajme

Trupat ukrainase thonë se ushtarët rusë ikën me rroba civile (VIDEO)

10/01/2022 15:47
nga:Astrit Gashi

Uniforma, ushqim dhe gjësende për konsum droge janë lënë gjithandej në ish-pozicionet e ushtrisë ruse, afër Izjumit, në Ukrainën lindore.

Forcat ukrainase thonë se kanë zënë ushtarë rusë, të cilët i kishin ndërruar uniformat me rroba civile, para se të iknin.