Lajme

Trupat ukrainase luftojnë me ushtarët rusë në Bakhmut për kontrollin e qytetit

05/27/2023 21:39
nga:Astrit Gashi

Pamjet e shpërndara nga Brigada e 93-të e Mekanizuar duket se tregojnë sulme të përsëritura nga trupat ukrainase që vënë në cak ushtarët rusë në qytetin Bakhmut.

Qyteti Bakhmut, ka qenë zona ku janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme gjatë gjithë kësaj periudhe, transmeton Telegrafi.

Trupat ruse janë përpjekur me muaj për ta marrë zonën në kontroll.

Ukraina, tash e disa muaj është përgatitur për të nisur kundërofensivën e saj të shumëpritur.

Oleksiy Danilov, një nga zyrtarët e lartë të sigurisë së Ukrainës tha se vendi është gati, por nuk donte të jepte një datë të saktë. Sipas tij, se sulmi për të çliruar territoret nga forcat pushtuese të presidentit rus, Vladimir Putin mund të fillojë “nesër, pasnesër ose pas një jave”.